Parashikimi i motit për këtë javë

motiParashikimi i motit për pesë ditë nga IHMK

Mot  kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara do të na shoqëroj gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Kjo gjendje stabile që ka përfshirë Gadishullin Ballkanik do të jetë e qëndrueshme  dhe do të krijojë kushte për një mot të mirë dhe të përshtatshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 15-18 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Lagështia relative e ajrit në mëngjes do të lëvizë nga 92-94%, gjatë ditës do të zbresë nga 51-43%.  Mjegulla të lehta mund të ketë vetëm në ultësisra dhe vende përrethë lumenjëve. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Në bazë të parashikimeve numerike kjo javë do të mbetet e fundit për këtë vitë me këto temperatura mbi normalen për periudhën që jemi , pasi që nga dita e  dielë pritet të regjistrohen temperatura me vlera negative, por që edhe maksimalet nuk do të kalojnë mbi 13 gradë Celsius në ditët vijuese.