Parashikimi i motit për këtë javë

motiParashikimi pesë ditor i motit nga IHMK

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin Ballkanik do të jenë stabile edhe për gjatë kësaj periudhe. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15 gradë ditën e hënë për të vazhduar deri 17 gradë Celsius gjatë ditëve vijuese. Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet mbi vlerat e normales duke krijuar kushte për një mot të mirë dhe stabil. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Në bazë të parashikimeve numerike, sinoptike dhe imazheve satelitore reshje shiu nuk prite të ketë deri në gjysmën e dytë të muajit. Temperatuarat mesatare minimale për këtë muaj pritet të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.