Parashikimi i motit për këtë javë

motiParashikimi javor i motit nga IHMK

Nga dita e hënë deri të enjëten , vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të freskëta të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë të mbajë mot kryesishtë i vranët dhe me temperatura minimale të cilat do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e diës do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Nga dita e premte deri të dielën vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ngrohta të ajrit të cilat do të ndikojn në ngritjen e temperaturave maksimale për 3-5 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë e lartë për 7-12 milibar mbi vlerat e normales dhe do të vazhdoj ti mbajë këtë amplituda të larta deri në fundjavë. Lagështia relative e ajrit do të lëvizë ndërmjet 93% në mëngjes kurse në mesditë do të bie deri 51%. Do të fryjë erë nga veriperendimi deri ditën e enëte, e më pas nga verilindje dhe juglindja, me shpejtësi 1-5m/s.