Parashikimi i motit për javën e ardhshme

motiParashikimi i motit , nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës: Masat e ajrit të cilat vijnë nga ana juglindore e Kontinentit ,do të gjenerojnë një mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat të cilat do të jenë nën ndikimin e presionit labilë herë herë do të shoqërohen  me reshje të izoluara të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 0C deri 2C  celsius ditën e hënë, kurse ditëve tjera edhe minimalet do të pësojnë ngritje, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin në mes 12C deri 15C celsius gjatë javës. Do të fryj erë nga ana e juglindjes dhe jugperendimit me shpejtësi 1-7m/s, derisa  nga dita  e premte do të fryj erë nga  veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare. /MalishevaPress/