Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Parashikimi i motit për ditët në vijim, në Kosovë dhe Shqipëri – Malisheva Press

Parashikimi i motit për ditët në vijim, në Kosovë dhe Shqipëri

moti

Dita e enjte do të shoqërohet me vranësira kalimtare te cilat gjate ditës vende – vende do te shoqërohen me riga të izoluara shiu. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 17-19gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindor  dhe veriperëndimor me shpejtësi 1-8m/s.

Nga dita e premte deri të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 16-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të jetë mbi vlerat e normales deri në fundjavë duke krijuar kushte që të kemi një mot stabil.

Mot i nxehtë dhe me vlera të larta të temperaturave  do të mbajë në gjithë territorin shqiptar. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 19 gradë në Kukës deri 27 gradë në Sarandë, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 32 gradë në  Korçë deri 39 gradë në Gjirokastër, Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi 2-9m/s.