Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Paraqitet rasti i parë me ethe hemorragjike – Malisheva Press

Paraqitet rasti i parë me ethe hemorragjike

Është paraqitur rasti i parë për këtë vit me ethet hemorragjike ‘Krime Kongo’ në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për RTK-në infektologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK-së), Salih Ahmeti, i cili tha se pacienti i diagnostikuar është nga Gjilani dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

Kjo është hera e parë që ethet hemorragjike në Kosovë lajmërohen në një zonë larg komunës së Malishevës.

Në Kosovë që nga viti 2013 nuk ka pasur vdekje si pasojë e etheve hemorragjike.

Profesori Ahmeti këto informacione i dha gjatë një ligjërate të organizuar për stafin e QKUK-së dhe studentë të mjekësisë, ku i pranishëm ishte një nga profesorët më të njohur për kërkime shkencore në fushën e infektologjisë, Mike Bray nga Uashingtoni./Rtklive/