Paralajmërojnë shkencëtarët:Jashtëtokësoret jetojnë të kamufluar në mes nesh!

Profesori Jonathan Mallinson nga Universiteti i Kalifornisë thotë se ka prova se jashtëtokësorët kanë jetuar në Tokë prejse ekzistojnë njerëzit.

Në një konferencë të mbajtur në vitin 2000, Mallison i kishte thënë gazetarëve se jashtëtokësorët jetojnë në mes njerëzve si vëzhgues, të maskuar ashtu që të përshtaten në mes njerëzve.

Sipas fjalëve të profesorit të Universitetit të Kalifornisë, jashtëtokësorët e kanë adoptuar dukjen e njerëzve në mënyrë që të mund të studiojnë qetë jetën në Tokë.

“Ky është si versioni ekstrem i kamuflazhit i cili gjendet te disa insekte dhe kafshë. Aq më tepër, sipas shkrimeve historike, në Tokë prej fillimit të krijimit kanë qenë jashtëtokësorët, thotë Adrian Kent nga Instituti Perimeter për teori të fizikën në Kanada.

Ai madje ka pretenduar se Nefilët, pasardhësit e Zotit dhe gruas së vdekshme, në të vërtetë janë qenie jashtëtokësore.

Pretendimet për jetën jashtëtokësore nuk janë asgjë e re, vetëm se kohë më parë kanë fituar aktivitet të shtuar.

CIA i ka deklasifikuar informatat mbi rastin Rosvell, ku pretendohet se janë gjetur tre kufoma të jashtëtokësorëve pas aksidentit, bashkë me mbetjet e anijes së tyre. Arsyeja e fatkeqësisë nuk është e njohur, është e mundur se pajisja jashtëtokësore ka qenë e goditur me radarë, apo anija është goditur me vetëtimë.

Pasi po zbulohen gjithnjë e më tepër informata nga ana e burimeve siç është CIA apo shkencëtarët e respektuar, së bashku me numër gjithnjë e më të madh të njerëzve të cilët po regjistrojnë atë çfarë po shohin, gjithnjë e më shumë prova mbi ekzistimin e jashtëtokësorëve po bëhen realitet. Qoftë që jashtëtokësorët momentalisht jetojnë mes nesh apo jo, shkencëtarët edhe më tutje vazhdojnë të përgatiten për kontakte në mes të njerëzve dhe jashtëtokësorëve./Insajderi.com.