Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Paralajmërohet shtrenjtimi i rrymës për shkak të mospagesës në veri – Malisheva Press

Paralajmërohet shtrenjtimi i rrymës për shkak të mospagesës në veri

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar rrezikun e rritjes në masë të madhe të çmimit të energjisë, nëse institucionet nuk gjejnë një zgjidhje se si të mbulohen kostot e furnizimit me energji të veriut pas ndërprerjes së pagesës nga pjesa tjetër e vendit, raporton KTV.

“Më 30 tetor ka ardhur vendimi i Gjykatës së Apelit. E kemi informuar edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik me pasojat që mund të kemi me këtë vendim. Ne kemi kundërshtuar këtë vendim në gjykatë. Ndalja e rrymës atje është problem i madh pastaj. Kemi marrë reagime nga KOSST-i dhe KEDS-i. Ulja e prodhimit në KEK ka sjellë probleme edhe më të mëdha. Tash KEDS është i detyruar të importojë me çmim të dyfishtë dhe po sjell probleme për këtë sektor. Kjo do të na sjellë rritje bukur të lartë të tarifave për shkak të këtij vendimi. Andaj kërkoj nga Kuvendi, Qeveria që të ndërmarrin hapa”, ka thënë Arsim Janova, anëtar i Bordit të ZRRE-së.

Në sqarimin e kërkuar nga anëtarët e komisionit rreth saktësimit të rritjes së çmimit të energjisë, anëtari i Bordit të ZRRE-së ka thënë se rritja e çmimit të energjisë do të shkoj në 18.7%.