Parakalimi i veçantë i maturantëve të Malishevës

Java që po lëmë pas, ka qenë javë e maturantëve të Komunës së Malishevës, të cilët, gjatë tërë javës kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Në njoftimin për media të Komunës së Malishevës, thuhet se java e maturantëve është përmbyllur sot, me disa aktivitete tjera, përfshi edhe parakalimin e tyre nëpër qytet, ndërsa më e veçantë ka qenë bartja e plisit nga ana e maturantëve, si simbol shqiptar.

Pas parakalimit, në sheshin e qytetit është zhvilluar edhe një aktivitet tjetër, përkatësisht një program kulturo dhe artistik, i shoqëruar me muzikë.

“Është nderë dhe kënaqësi, të jesh para një gjenerate maturantësh. Maturantë të dashur, ju kaluat me sukses një sfidë, në mesin e shumë sfidave që ju presin në të ardhmen”, ka thënë para maturantëve, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, i cili i ka uruar maturantët dhe ju ka dëshiruar suksese në të ardhmen.