Panorci përsëri probleme me rrjetin elektrik (foto)

 

rrjeti_panorcFshati Panorc asesi nuk po gjënë rahati me rrjetin elektrik, i cili është shumë i vjetruar.

Sipas një qytetari të këtij fshati, sot rreth orës 13:00 është këputur një tel në mes të lagjes mbi rrugë, i cili shumë lehtë ka mundur të rrezikojë jetën e qytetarëve të këtij fshati.

Sipas tij për 1 orë rruga ka qenë e bllokuar derisa kanë arritur ekipet e Policisë dhe KEDS-it.

Probleme me rrjetin ky fshat ka pasur edhe me 5 shtator të këtij viti, ku nga këputja e një teli kishin marrë flakë varrezat e fshatit. /MalishevaPress

rrjeti_panorc