Pandeli Majko: Asociacioni kufizon sovranitetin e Kosovës

Pandeli-Majko_1Me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk po krijohet një “Republika Srpska” në Kosovë, mirëpo e vërteta është se Asociacioni është një eksperiment që prodhon një sovranitet të kufizuar në një pjesë të territorit të vendit.

Kështu ka deklaruar ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, i cili njëherësh është deputet i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë.

Serbia, sipas tij, po kërkon ta ruajë influencën e vendimmarrjes në Kosovë, duke kërkuar që përveç shtetit serb të garantojë një “hapësirë” të interesave të veta në një hapësirë që është më e madhe sesa territori ku ushtron sovranitet.

Majko, që ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, përkatësisht gjatë viteve 1998-99, ka folur edhe për ushtrinë e shtetit më të ri në Evropë, duke thënë se ky shtet do t’i formalizojë forcat e veta të armatosura.

Zëri: Z. Majko, cili është komenti juaj për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë? A do të krijohet me Asociacionin një “Republika Srpska” në Kosovë?

Majko: Kjo që po më pyesni ka edhe komentin tuaj, të cilin po e marr si një “pyetje” po ashtu. Ekziston një dyzim i arsyeshëm lidhur me atë çfarë klasa politike drejtuese e Kosovës po realizon pas miratimit të “Paketës” së Ahtisarit