Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
PAN kërkon të mbahet seanca më 24 gusht! – Malisheva Press

PAN kërkon të mbahet seanca më 24 gusht!

Në takimin konsultativ të mbajtur ndërmjet subjekteve politike të Kuvendit të Kosovës për caktimin e seancës konstituive koalicioni PAN ka kërkuar që ajo të mbahet të enjtën e javës së ardhshme.

Enver Hoxhaj nga PDK ka thënë se me konsulta me përfaqësuesit e PAN është menduar se dita ku ata do ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese do të ishte 24 gushti.

“Ne mendojmë që seanca e radhës ku do të marrë pjesë koalicioni jonë do duhet të mbahet javën e ardhshme më 24 gusht ku ne do të ushtrojmë të drejtën tonë kushtetuese”, është shprehur ai.

Në emër të PDK’së Hoxhaj ka kërkuar që të mbahet kjo seancë dhe të mos mbahen seanca të tjera për deklarime politike.

“Brenda një kohë shumë të shkurtë do të del edhe Haradinaj si mandatar”, ka sqaruar ai.

Në takim janë PAN bashkë me minoritetet ndodhen ku po marrin pjesë përfaqësuesit edhe të LAA-së, por jo edhe ata të Vetëvendosjes./Gazeta Blic/