PAN-it i duhet ende kohë, kjo është kërkesa e Hoxhajt dhe e Lekajt në takim

Enver Hoxhaj e Pal Lekaj, në takim me kryesuesin e seancës, kanë kërkuar që të mbahet edhe një mbledhje tjetër konsultative javën e ardhshme e pastaj të caktohet seanca, raporton KTV .

Ndërsa Bilall Sherifi i Nismës ka thënë se të qenit kandidat për kryetar duhet plotësuar vetëm një kusht, të qenurit deputet.

Kushtetuta e përcakton që njëherë të zgjidhet kryetari i Kuvendit e pastaj të rrjedhin afatet për Qeverinë.

Mbledhja konsultative po vazhdon punimet.