Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
PAN-i pranon nuk e ka shumicën, mbyllet seanca – Malisheva Press

PAN-i pranon nuk e ka shumicën, mbyllet seanca

Nuk e ka propozuar emrin e kandidatit për kryetar Kuvendi as në vazhdimin e radhës së seancës konstitutive, koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Enver Hoxhaj ka thënë se e kanë kandidatin por nuk e kanë shumicën.

“Siç jemi pajtuar në takimin e fundit, ne sot jemi në këtë seancë. Dua t’i falënderoj partitë politike që kanë marrë pjesë, sepse vendit i duhet një politikë e bashkëpunimit dhe e konsensusit. Falënderoj edhe zotin Mikullovci. Nuk jemi për humbje kohe dhe për zvarritje. Meqë këtë Kuvend e presin vendime të mëdha, të cilat nuk janë marrë në mandatin e kaluar, vendime që janë në interes të qytetarëve”, ka thënë Hoxhaj.

“Si koalicion që e kemi të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit ne kemi kërkuar më shumë kohë. Ne kandidatin e kemi, por nuk e kemi shumicën. Në seancën e kaluar është kuptuar se i kemi 60 deputet por jo 61. Pra askush nuk i ka 61. Prandaj na duhet më shumë kohë”.

Në pyetjen e kryesuesit se sa kohë u duhen, Hoxhaj ka thënë se u duhen jo më shumë se dy javë dhe jo më pak se 10 ditë.