Pamje të tmerrshme nga Aleppo: Vdekja e babait dhe djalit nën gërmadha (Foto,+18)

KUJDES-pamje-te-renda-2-780x439

Vullnetarët e mbrojtjes civile në Siri kanë publikuar një fotografi rrëqethëse nga qyteti Aleppo ku shihet një mashkull dhe një fëmijë të vdekur, të mbuluar me gjak, pluhur dhe gurë.

CNN shkruan se bëhet fjalë për babain dhe djalin që kanë vdekur nga sulmet të kryera më 23 shtator.

Sipas informatave të vullnetarëve shpëtimtarë që kanë gjetur të vdekurit, personi dhe djali i tij dhe një fëmijë nga familja pesë anëtarëshe kanë vdekur gjatë sulmit.

LEXO:  Konflikti në Siri: Shefi i OKB-së i tmerruar nga gjendja në Aleppo

Bashkëshortja dhe vajza e tij që janë gjendur në një vend tjetër janë lënduar.

Njëri nga aktivistët ka thënë për CNN se bëhet fjalë për sulmin më të rëndë nga marsi i vitit 2011.

“Ky nuk është Pompei, ky është Alepo”, ka shkruar një person në rrjete sociale nën fotografinë rrëqethëse

aleppo