Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Pamje të shqiptarëve të vrarë në masakrën e vitit 2000 në veri të Mitrovicës – Malisheva Press

Pamje të shqiptarëve të vrarë në masakrën e vitit 2000 në veri të Mitrovicës

Muajin e kaluar janë bërë 18 vite nga masakra e datës 3 dhe 4 shkurt e vitit 2000, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Në natën mes të datës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, në veriun e Mitrovicës u ekzekutuan dhjetë qytetarë shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra dhe pleq.

Kryetari i KMLDNJ-së, Halit Barani, kishte deklaruar se pjesëmarrës dhe urdhërdhënës në masakër ka qenë edhe Oliver Ivanoviq me shumë bashkëpunëtorë, shkruan Veriu.info.

Në këtë masakër ishin plagosur edhe 25 shqiptarë të gjithë brenda nëpër shtëpi dhe banesa të tyre, si dhe ishin dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre brenda atij muaji 1564 familje me 11.364 person.

Veriu.info ju sjellë një video ekskluzive të bërë më 5 shkurt 2000, ku shihet disa shqiptarë të vrarë në spital, përderisa dëgjohen edhe britmat e familjarëve të tyre të cilët mërziten shumë për humbjen e më të dashurve.