Pamje të reja nga arrestimi i Albin Kurtit dhe deputetëve tjerë të VV-së

Policia ka arrestuar tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për të cilët kishte urdhër arrest nga gjykata.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi janë arrestuar sot në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Pardje gjyqtari Beqir Kalludra ka lëshuar urdhër arrest për të tretë pasi që ata nuk janë paraqitur në seancën ku janë të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës.