Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Pamje skandaloze gjatë ditës së djeshme në rrugën që shpije për tek “Ujëvarat e Mirushës” (Video) – Malisheva Press

Pamje skandaloze gjatë ditës së djeshme në rrugën që shpije për tek “Ujëvarat e Mirushës” (Video)

 

Këto ishin pamjet e ditës së djeshme në rrugën që shpije për tek “Ujëvarat e Mirushë” ku shumë qytetarë të cilët kishin arëdhë për të kaluar një ditë pushim me rastin e 1 majit, u përballën me probleme të mëdha të cilat as që i kishin paramenduar.

Krejt kjo për fajin e qeverisjes komunale në Malishevë e cila ka filluar një projekt për asfaltimin e kësaj rruge, projekt i cili po del të jetë i dështuar ende pa u realizuar. Punimet në zgjerimin dhe shtrimin e kësaj rruge përveç se po i japin një pamje të shëmtuar bukurive natyrore në atë pjesë, dje edhe u shkaktuan telashe të mëdha qytetarëve, madje duke ua rrezikuar edhe jetën e tyre. Makinat që kalonin në atë pjesë përveçse hasnin në vështirësi në qarkullim ato edhe rrezikonin jetën e këmbësorëve të cilët kalonin aty. Realizimi i një projekti të tillë pa plan të mirëfilltë përveçse do të sjellë telashe për vizitoret, për më tepër do ti jap një pamje të shëmtuar, asaj pak bukurie natyrore që ka mbetur.

Në videot më poshtë mund ti ndiqni pamjet shokuese!