Pamje shokuese nga oborri i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë (Foto)

Oborri i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë nuk të ngjanë fare me një hapësirë shkollore, kjo hapësirë i përngjanë livadhe dhe tokave bujqësore dhe e cila është e braktisur nga institucionet gjegjëse. Bari i pakositur gjithandej jo vetëm që të jep pamjen e një hapësire të braktisur, por mbi të gjitha është shndërruar në rrezik për nxënësit të cilët vijojnë mësimet në këtë shkollë për shkak të gjarpërinjve për të cilët një ambient i tillë është më se i përshtatshëm.

Kur një hapësirë shkollore në qendër të qytetit është në gjendje të tillë si pasoj e moskujdesit institucional nga ana e komunës, atëherë çfarë mund të pritet me hapësirat shkollore në vendbanimet tjera.