Pakoja PDK-LDK i varfëroi kosovarët

Isa Mustafa-Hashim ThaçiEfektet negative të politikave ekonomike të qeverisë

Çmimet brenda tre muajsh janë rritur

“Do të ishte krejt në rregull sikurse ky fuqizim të sillte edhe përfitime të përgjithshme, që do të vëreheshin përmes rënies së çmimeve, apo punësimit, gjë që nuk ka ndodhur”, theksoi analisti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi

Lansimi me pompozitet i pakos së re fiskale, që nisi së zbatuari nga Qeveria ‘Mustafa’ gjatë fillimit të muajit shtator të këtij viti, bazuar në vlerësimet e ekspertëve, përfaqësuesve të bizneseve dhe deputetëve, ka qenë zhgënjyes. Sipas tyre, efekti i kësaj pakoje fiskale ka qenë shtrenjtimi i kostos së jetesës. Kryeministri i Kosovës në ditën kur edhe zyrtarisht nisi aplikimi i pakos së re fiskale para kabinetit qeveritar pati premtuar se do të ruhet standardi i qytetarëve me të ardhura të vogla dhe të mesme. Mirëpo, sipas analistëve të ekonomisë dhe në bazë edhe të të dhënave të ASK-së, praktika tremujore e ka treguar të kundërtën, sepse jo vetëm se nuk pati ulje çmimesh, por shumë artikuj ushqimorë elementarë edhe u shtrenjtuan. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se mendimin e tyre përfundimtarë rreth efekteve katërmujore të pakos së re fiskale do ta japin në janar të vitit të ardhshëm pas një studimi të efekteve.”Vetëm pas një muaji ne si AKB i kemi paraqitur vërejtjet tona preliminare dhe të bizneseve kosovare”, ka thënë ai… (Më gjerësisht mund t’a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)