Pak ditë na ndajnë nga festivali i folklorit “Oda e Llapushës”

festivali-oda-e-llaushes

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve e cila u mbajt sot, përveç tjerash Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, bëri me dije, se janë duke u bërë  përgatitjet e fundit për mbajtjen e festivalit tradicional të folklorit “Oda e Llapushës” që mbahet me 1 dhe 2 gusht, në kuadër të shënimit të ditëve të mërgatës. Ndërsa sa ai përket sportit, drejtoresha Krasniqi, po ashtu njoftoi se është formuar dhe regjistruar klubi i futbollit të madh dhe pritet që në vjeshtë të filloi me zhvillimin e garave.