Pagarushë: Fillon hapja dhe rregullimi i dy rrugëve në këtë fshat (Foto)

pagarushe rrugaFshati Pagarushë në Komunën e Malishevës, njihet si një nga fshatrat me shpërndarjen më të madhe të lagjeve dhe me largësi të gjatë mes lagjeve, si dhe me një terren të bukur, por të ashpër. Si rezultat i kësaj, disa nga shtëpitë e lagjeve, gjenden larg rrugëve të asfaltuara dhe përballen me probleme serioze gjatë lëvizjeve të tyre. Për këtë qëllim, Komuna e Malishevës, ka filluar rregullimin e dy rrugëve, në dy lagje të Pagarushës.

Hapjen e këtyre rrugëve, sot e ka inspektuar drejtori  i Drejtorisë për Urbanizëm, Ahmet Morina. Me këtë rast, Morina, është takuar me banorët e këtyre lagjeve, si dhe me punëkryesin. Përderisa banorët i ka uruar për rrugën, edhe me punëkryesin është ndarë i kënaqur, me ecurinë e punimeve që është duke i bërë, edhe pse këto punime kryhen në një terren mjaftë të vështirë.

“Këto dy rrugë kanë një gjatësi prej 700 metrave, ndërsa punimet që do të kryhen këtu janë, hapja e rrugës, krijimin e bazës për asfaltim dhe në fund asfaltimi i tyre”, tha Morina.

Banorët e këtyre lagjeve, thonë se “hapja e rrugëve, ju mundëson atyre lëvizje më të lehtë dhe rrugët e tyre lidhen me rrugët kryesore, dhe rrjedhimisht ju lehtëson jetesën e tyre në fshat”.

pagarushe rruga