Pacolli: Nuk kam probleme në jetë, kam pengesa nga të tjerët

Presidenti i Aleancës Kosova e Re(AKR), Behgjet Pacolli në kuadër të aktiviteteve të tij sot mbajti një ligjëratë me studentët e Kolegjit “Iliria”., i cili me këtë rast kërkoi nga studentët që mos ta humbin rastin dhe kohën kot, por ta shfrytëzojnë në maksimum.

“Shumëkush më ka pyetur pse ke dështuar në politikë? Po, kam dështuar sepse ju kam besuar njerëzve. Prapë iu besoj, por jo te secili”, theksoi Pacolli, i  cili vazhdon të kërkojë  nga të rinjtë që secili nga ta të dalin para pasqyrës për të komunikuar.

Me këtë veprim Pacolli tha se fillon besimi në vetvete,  sepse sipas tij, askush nuk ka më shumë mençuri dhe bukuri tek secili njeri dhe çdokush në jetë e ka një vend të rëndësishëm në shoqëri.

Ai po ashtu veçoi se nuk ka probleme në jetë, por ka pengesa nga të tjerët./KosovaPress/