Pacolli: AKR ka vendosur të braktisë LAA-në

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas takimit me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ka deklaruar shkurt se partia e tij AKR do ta braktisë koalicionin me LAA-në, raporton KTV.

Pacolli, po ashtu, për sot paralajmëron për një takim më vonë me Ramush Haradinajn, kandidatin e PAN-it për kryeministër të vendit.

Ai mohoi të ketë arritur marrëveshje me PAN-in, por shtoi se do të veprojë si parti e vetme dhe se do të krijojë grup parlamentar.

Grupin parlamentar, sipas ligjit, mund ta krijojë partia e cila ka së paku pesë deputetë në Kuvend.

AKR i ka katër deputetë