OVL dega në Malishevë: Shteti të reagoj fuqishëm ndaj rastit Kumanova

 

Ndaj dënimeve politike të gjykatës maqedone ndaj luftëtarëve të betejës së Kumanovës ka reaguar edhe Organizataa e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Malishevë e cila e ka quajtur aktin si politik dhe të montuar derisa ka kërkuar nga institucionet shtetërore të Kosovës reagim të fuqishëm ndaj vendimit skandaloz të gjykatës maqedone në Shkup.

Dy nga të dënuarit janë nga komuna e Malishevës, bëhet fjalë për Muhamet Krasniqin(Andi) nga Carralluka i cili ishte njëri nga organizatorët kryesor të luftës çlirimtare të vitit 2001 në Maqedoni dhe Esat Kafexholli nga Bellanica.

Ja reagimi i plotë:

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS TË UÇK-së DEGA MALISHEVES:
REAGIM

Kundër dënimit të atyre qe u tradhtuan nga tradhtarët dhe ligjet e shtetit artificial.
Ne vlerësojm se ky gjykim është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar politik që ndodhi pikërisht në kohen e regjimit të sotshëm ne Maqedoni i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe atyre aktorëve te pushtetit të deridjeshëm.
Shteti duhet të reagoj fuqishëm sa nuk është vonë.
Malisheva për këtë pjesë t atdheut është e ndjeshme sepse dha tre Dëshmorë:

Lavdi Dëshmorëve -Lirim për Çlirimtaret