Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Organizata zvicerane AQH, ndihmon QKMF-në në Malishevë – Malisheva Press

Organizata zvicerane AQH, ndihmon QKMF-në në Malishevë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, prej sot e ka hapur edhe këshillimoren për pacient me sëmundjet jo ngjitëse (Hipërtension dhe Diabet). Kjo është realizuar falë një bashkëpunimi të mirë të QKMF-së dhe organizatës zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH). Në ceremoninë e hapjes së kësaj këshillimore, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, mjekë dhe punëtorë tjerë shëndetësorë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, fillimisht i ka përshëndetur dhe më pas i ka falënderuar AQH- në për këtë ndihmë dhe përkrahjen e vazhdueshme për QKMF-në, ku përmes trajnimeve dhe ndihmës në aparaturë dhe mjete konkretizuese, ka ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Lidhur me këtë projekt dhe bashkëpunimin e mirë  tani e tri vite mes QKMF-së dhe AQH-së, foli koordinatorja e projektit në QKMF, Valbona Gashi, e cila është edhe kryeinfermiere në QKMF. Ajo e prezantoi punën tri vjeçare me AQH në Malishevë, dhe ndihmën konkrete në disa fusha që AQH ka dhënë për QKMF-në në Malishevë, përfshi edhe qendrat të mjekësisë familjare për shërbimin e vaksinimit, deri në hapjen e kësaj këshillimore.

Ndërsa zyrtari i AQH-së, Genc Ymerhalili, e ka prezantuar projektin, ku sipas tij, Malisheva është një prej katër komunave, pilot projekt, dhe projekti i realizuar, përfshi edhe pakon esenciale për menaxhimin e sëmundjeve kronike (hipërtension dhe diabet), ka për qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira dhe rritjen e cilësisë në ofrimin e shërbimeve.