Opozita në Malishevë në gjumë të thellë dimëror

opozita e përgjumurZhvillimet politike në komunën e Malishevës kanë marrë kahje interesante javëve të fundit të cilat janë përcjellë me diskutime si brenda subjekteve politike ashtu edhe ndërmjet tyre. Kjo, për faktin se Nisma e cila qeverisë me Malishevën ishte në kërkim të një zgjidhje për bashkëqeverisje apo koordinim me ndonjë nga partitë të përfaqësuara në Kuvendin Komunal që rezultoi me koalicion me LDK-në.
Mirëpo ajo që bie në sy është përgjumja e opozitës lokale e përbërë nga PDK-ja, VV-ja dhe AAK-ja.
Edhe pse PDK është subjekti më i madh opozitar, ajo kurrsesi nuk po mund të këndellet nga humbja e pësuar në Malishevë dhe nuk po arrin dot që me sado veprime simbolike të sfidojë pozitën e përbërë nga Nisma dhe tashmë LDK-ja.
Kurse, Lëvizja VETËVENDOSJE! e cila në kuvendin komunal është e përfaqësuar me dy asamblistë ka qenë deri diku aktive brenda kuvendit përmes asamblistit të saj Muhamet Bytyçi si dhe kohë pas kohe me komunikata për zhvillimet në komunë, por kohëve të fundit po vërehet një përgjumje edhe te ky subjekt i cili si duket është futur në gjumë dimëror.
Derisa AAK nuk është se ka luajtur ndonjë rol përmbajtësor në jetën opozitare në Malishevës. Ajo përfaqësohet në kuvendin komunal me vetëm një asamblist.
Është për tu çuditur se si asnjëri nga subjektet në fjalë nuk reagoi ndaj skandalit të fundit me rastin kopjimit të fjalimeve nga kryetari Begaj dhe as në lidhje me koalicionin me LDK-në.
Një opozitë e tillë e përgjumur i shkon në favor qeverisjes aktuale i cila po i kalon shumë mirë këtyre ditëve pa iu prishur rehatia fare nga opozita dhe kështu si po shkon, qeverisja Begaj mund ti kaloj vitet e mbetura të qeverisjes pa ndonjë problem deri tek zgjedhjet e ardhshme lokale./malishevapress/