Opozita mobilizohet kundër “Zajednicës”

opozitaNjë javë para se kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq, të takohen në Bruksel për të arritur marrëveshje për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, partitë opozitare kanë nisur parapërgatitjet për ta kundërshtuar këtë Asociacion, duke bërë ftesë për mobilizim gjithëqytetar.

Drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje”, subjekt politik ky që i ka kundërshtuar në vazhdimësi bisedimet në këtë formë me Serbinë, thonë se për ta kundërshtuar Asociacionin nuk përjashtohen protestat, e as, siç thonë ata, mënyrat tjera të shprehjes së pakënaqësisë.

Kundër Asociacionit “Vetëvendosje” nuk është pozicionuar si e vetme. Atyre u janë bashkuar edhe dy subjektet tjera opozitare: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën”. /zeri/