Opozita me rezolutë për rastin e Astrit Deharit, këto janë kërkesat

foto-1Lideri i vetëvendosjes, Visar Ymeri ka lexuar një rezolutë në Kuvendin e Kosovës që thotë se është kërkesë e qytetarëve përmes peticionit dhe shoqërisë civile.

Në këtë rezolutë kërkohet hetim i pavarur dhe transparent për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit, si dhe fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij, raporton Periskopi

Ymeri ka thënë se opozita përkrahin këto kërkesa./ Periskopi