Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Opozita: Më 28 nëntor i kundërshtojmë masivisht marrëveshjet – Malisheva Press

Opozita: Më 28 nëntor i kundërshtojmë masivisht marrëveshjet

opozita1

Opozita e bashkuar mbajti sot takim mobilizues me strukturat e saja në Pallatin e Rinisë, ku folën deputetët Glauk Konjufca dhe Pal Lekaj, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, si dhe liderët e tri subjekteve politike opozitare Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Visar Ymeri.

Prej 25 gushtit, opozita është bashkuar që me çdo kusht t’i pamundësojë dy marrëveshjet e Qeverisë kundër shtetit tonë: “Zajednicës” që copëton Kosovën etnikisht, dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi që ia jep këtij shteti mijëra hektarë tokë të Kosovës.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se byroja politike e Mustafës dhe e Thaçit po i keqpërdor të gjitha instrumentet shtetërore dhe po i vë në shërbim të mbrojtjes së “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi. “Ata duan ta ndajnë opozitën dhe ta fusin në konflikt. Prandaj ne jemi këtu bashkë që t’iu tregojmë se nuk ka asnjë mjet propagandues, asnjë masë represive, që e ndanë opozitën e bashkuar deri në realizimin e objektives tonë. Kjo opozitë e bashkuar çdo ditë do të zgjerohet edhe më shumë”, tha ndër të tjera Limaj.

Kryeti i VETËVENDOSJE!-s, Visar Ymeri, tha se kjo opozitë e bashkuar ka shumë njerëz që kanë luftuar për lirinë e Kosovë, që kanë protestuar e janë burgosur për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve para, gjatë e pas luftës. “Të gjithë këta, së bashku, edhe sot e garantojnë qëndrueshmërinë tonë maksimale, për të arritur sovranitet përballë Serbisë, për të konfirmuar sovranitetin e Kosovës. Nuk ka dhunë që mund të na ndajë, sepse neve na bashkon kundërvënia ndaj padrejtësisë dhe dashuria për atdheun. Së bashku do të jemi të pathyeshëm”, theksoi Ymeri.

Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së, tha se nuk mund ta pranojmë një Kosovë të tillë të ndarë, me “Zajednicë” e me këso demarkacioni, për çka po angazhohen Thaçi e Mustafa. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen më 28 nëntor në manifestimin paqësor kundër marrëveshjeve, në sheshin “Zahir Pajaziti”. “Më 28 nëntor nuk është mirë të festojmë pa kuptim. Më 28 nëntor do të festojmë më kuptim, me porosi. Të vijmë në Prishtinë bash për kuptimin e asaj feste, që ta japim një porosi, e porosia është politike”, u shpreh Haradinaj.