Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Opozita e vendosur ta hetojë SHIK-un – Malisheva Press

Opozita e vendosur ta hetojë SHIK-un

kadri veseli
Opozita është shprehur e gatshme që të krijojnë një bllok opozitar në mënyrë që të jetë më i lehtë kontrollimi i punës së Qeverisë, e po ashtu edhe të marrin nisma legjislative.
Tashmë Vetëvendosje ka rikonfirmuar se do të vazhdoj me kërkesën për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), kërkesë kjo që ishte edhe bërë edhe në legjislaturën e kaluar.
Deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se kanë kontakte me dy subjektet tjera opozitare, AAK-në dhe Nisma, dhe se ata janë të interesuar që të kenë një bashkëpunim shumë të mirë mes grupeve parlamentare që i takojnë opozitës në mënyrë që ta bëjmë një fuqi brenda Kuvendit që do të bëjnë një fuqi kontrolluese dhe monitoruese të koalicionit qeverisës.
Megjithatë, sipas tij, Grupet Parlamentare opozitare kanë 33 deputetë në Kuvend, dhe iu duhen edhe shtatë deputetë tjerë në mënyrë që të kenë mundësinë të themelojnë komisione hetimore, por ata nuk do të ndalen në kërkesën për Komision hetimor për veprimtarinë e SHIK-ut.
“LVV-ja do ta vazhdoj nismën e vet që e ka pasur në legjislaturën e kaluar për hetimin e SHIK-ut, ndaj punës së tij, veprimtarisë së tij, financave të tij, bazës ligjore e kështu më radhë dhe për këtë do të flasim edhe me grupet tjera opozitare por do të flasim edhe me individ të pozitës që do të ishin të interesuar ta hetojnë këtë shërbim informativ dhe ta kuptojmë një jerm e përgjithmonë se kujt i ka shërbyer ky shërbim”, tha Ymeri.
E, i pyetur se a e njeh Vetëvendosje ish shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, Ymeri tha se shumica e votave në Kuvend i bënë edhe absurdet dhe çuditë me të mëdha.
“Po, Kadri Veseli është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ne jemi absolutisht kundër këtij votimi për një person që e ka një të kaluar të errët dhe të keqe për Kosovën, mirëpo këtu e keni parë që shumica e votave në Kuvend i bënë edhe absurdet dhe çuditë me të mëdha”, shtoi ai.
Edhe Kryetarja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi tha se do të vazhdojnë kërkesën për Komision hetimor për veprimtarinë e SHIK-ut, ashtu siç kishin kërkuar edhe në prill të vitit 2011.
“Dëshiroj të theksoj se në prill të vitit 2011 AAK-ja ka pasur këtë kërkesë dhe ka ngritur apo ka shprehur dhe ka marr të gjitha veprimet për krijimin e një komisioni hetimor për veprimtarinë e SHIK-ut. në atë kohë kjo kërkesë e AAK-së nuk është përkrahur nga LDK-ja edhe pse ka qenë në opozitë dhe tash po shihen dhe janë evidente arsyet pse ka ndodhur kjo. Sigurisht se do të vazhdojmë me kërkesën e bërë në vitin 2011 dhe presim që opozita të veproj bashkërisht në këtë drejtim dhe presim përkrahje individuale dhe të gjithë atyre që mendojnë ndryshe në Kuvend”, theksoj ajo.
Edhe në legjislaturën e kaluar partitë opozitare kishin iniciuar formimin e një komisioni hetimor për të hetuar veprimtarinë e SHIK-ut, bazën ligjore, financat dhe shumë gjëra tjera, por nuk kishte marr mbështetjen e PDK-së dhe LDK-së, edhe pse kjo e fundit ishte në opozitë