Opozita e dërgon “Specialen” në Kushtetuese

deputetet_opoziteTri deputetet e partive opozitare, nga VV-ja, AAK-ja dhe NISMA, përkatësisht Albulena Haxhiu, Teuta Haxhiu dhe Valdete Bajrami kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të asaj se a ka pasur shkelje të Kushtetutës gjatë votimit të Gjykatës Speciale.

Haxhiu, pas dorëzimit të kërkesës ka theksuar se “ndonëse Gjykata Kushtetuese e ka humbur kredibilitetin e saj, ajo beson se gjyqtarët e kësaj gjykate do të marrin një vendim në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Ajo ka thënë se për të kundërshtuar vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale do të ndërmarrin edhe veprime tjera, për të cilat nuk ka dhënë detaje. /Telegrafi/