Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Opozita e bashkuar: 28 Nëntor manifestojmë për republikën! – Malisheva Press

Opozita e bashkuar: 28 Nëntor manifestojmë për republikën!

Muzeu-baneri

Në vazhdën e aktivitetëve që jane duke u zhvilluar rreth organizimit te manifestimit të 28 nëntorit, opozita e bashkuar në Malishevë vendosi një baner gjigand në objektin e muzeut të qytetit, me mbishkrimin “28 Nëntor manifestojmë për republikën!’’ e në të cilin është i shkruar edhe orari i nisjes nga Malisheva, pra diten e shtunë prej ores 11:00 nga parku i qytetit.

Ata po zhvillojnë takime e tubime me qytetarë në të gjitha lokalitetet e Malishevës, dhe po bëjnë ftesë që t`u bashkohën të gjithë qytetarët me datën 28 nëntor.

Siç e dihet, opozita e bashkuar ka planifikuar manifestim në Prishtine, përmes të cilit mendohet të shprehet fuqishëm kundërshtia për dy marrëveshjet e fundit të nënshkruara nga kryeministri Mustafa dhe zëvëndësi i tij Hashim Thaçi.