Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
“Oda e Llapushës” sjellë edhe panairin e artizanal në Malishevë – Malisheva Press

“Oda e Llapushës” sjellë edhe panairin e artizanal në Malishevë

panairi1Krahas mbajtjes së Festivalit Folklorik “Oda e Llapushës”, në Malishevë, është hapur edhe panairi artizanal, ku po prezantohen punimet e dorës si dhe të ushqimeve tradicionale, me qëllim të ruajtjes së traditës dhe njoftimit të gjeneratave te reja me traditën shqiptare.

Krahas veshjeve popullore dhe punimeve tjera zbukuruese, në këtë panair janë të prezantuara edhe materiale tjera nga druri si “veku”, “qilima”, veshje tjera tradicionale, pastaj ushqime tradicionale etj…

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, z.Rexhep Mazreku, bëri hapjen e panairit i cili me këtë rast tha.” Unë shfrytëzoj rastin që në emër të komunës, të kryetarit, dhe DKRS-së, të ju falënderoj  për prezencën tuaj këtu, me ekspozimet tuaja, dhe natyrisht do të bëjmë përpjekje me e ngjallë këtë zejet, artizanal që mungojnë pak a shumë, tash në këto kohëra dhe konsideroj që gjeneratë pas gjenerate duhet mbështetur këtë lloj pune, për arsyeje se ne gjeneratat e mëhershme edhe jemi rritur me këto veshje, dhe meriton të merremi me ketë, dhe të vazhdojmë e të ngjallim këto vlera” tha Mazreku,  duke i inkurajuar të punojnë në këtë drejtim dhe që institucioni do të i mbështes edhe në vazhdimësi e  vetëm e vetëm që mos të humbin këto vlera.

Në këtë panair, veç prezantuesve të punimeve nga vendet e ndryshme të Kosovës, vlen të veçohen edhe mysafirët nga Shqipëria të cilët kontribuan në këtë panairi me punime të ndryshme. Përndryshe këtë panair, po e vizitojnë shumë qytetar, ndërsa më kureshtar duket të jenë mërgimtarët, të cilët edhe janë blerësit kryesor në këtë panair.

panairi2 panairi3 panairi4 panairi5 panairi6 panairi7 panairi8 panairi9