Obama ftoi Isa Mustafën në samitin e liderëve në New York për luftën kundër ISIS-it

isaKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të marrë pjesë në samitin e liderëve, që do të mbahet më 29 shtator në New York, njofton kumtesa nga kryeminstria.

Samiti do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe në të do të diskutohet për të arriturat e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ftesa i është dorëzuar para pak ditësh kryeministrit Isa Mustafa nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.