Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nxënësit e shkollës “ Imer Krasniqi” vizituan institucionet lokale në Malishevë – Malisheva Press

Nxënësit e shkollës “ Imer Krasniqi” vizituan institucionet lokale në Malishevë

006Në kuadër të realizimit të plan programit shkollor, nxënësit e klasave të shtata, të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Imer Krasniqi” nga Carralluka, sot ka vizituar institucionin e Komunës së Malishevës dhe institucionet tjera komunale, ndërsa janë pritur nga nënkryetari i komunës, Rexhep Mazreku dhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, të cilët i kanë njoftuar me punën që bëhet në këto institucione.

Fillimisht nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i ka përshëndetur nxënësit dhe i ka njoftuar lidhur me punën dhe detyrimet që ka institucioni i komunës, në raport me qytetarët, si dhe për angazhimet që bën komuna, në raport me arsimin dhe me rininë. Nënkryetari Mazreku, gjithashtu, është përgjigjur edhe në pyetjet që i janë bërë nga nxënësit e kësaj shkolle.

Nxënësit, i ka pritur edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, e cila i ka njoftuar lidhur me aktivitetet e drejtorisë që ajo drejton, si dhe mundësitë që ka Komuna e Malishevës, në këto tri fusha.

Më pas nxënësit së bashku me drejtoreshën Krasniqi, i kanë vizituar edhe institucionet tjera, siç janë muzeu dhe biblioteka, ku janë njoftuar lidhur me natyrën e punës së këtyre institucioneve dhe qëllimin që kanë këto dy institucione.