Nxënësit e Qendrës së Kompetencës kthehen nga panairi me çmimin e parë për prezantim (foto)

Nxënësit e Qendrës së Kompetencës nga Malisheva kanë marrë pjesë në Panairin e firmave ushtrimore i cili është mbajtur në Prizren. Në panair kanë marrë pjesë firmat ushtrimore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Qendra e Kompetencës u përfaqësua me 6 firma ushtrimore ku ajo me emrin Expert Office mori çmimin e parë për prezantimin më të mirë.