Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës

Policia ka njoftuar se një nxënës i një shkolle në Kaçanik dje ka rënë nga dritarja e katit të dytë të shkollës, duke pësuar lëndime trupore.

Nxënësi ka marrë trajtim mjekësor, përderisa ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, nxënës në shkollë të mesme ka rënë nga dritarja e katit të dytë dhe është përplasur në tokë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të dyshuar”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com