Nxënëset e shkollës fillore “28 Nëntori” nga Kërvasaria, kampione në garat shkollore në futsall

Në kuadër të garave të sportit shkollor, sukseseve të shkollave të Komunës së Malishevës, dje ju shtua edhe ekipi i vajzave të shkollës “28 Nëntori” nga Kërvasaria, të cilat u bënë kampion të Kosovës, duke zënë vendin e parë. Për këtë sukses të arritur, sot, ekipin e futsallit e kanë pritur Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i arsimit, Blerim Thaçi, të cilët i kanë uruar nxënëset, për suksesin e treguar.

Garat në të gjitha fushat e sportit shkollor, janë organizuar nga Federata e Pedagogëve të Sporti Shkollor në Kosovë.