Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nxehtë, vranësira, shi dhe rrufe – të gjitha gjatë kësaj jave – Malisheva Press

Nxehtë, vranësira, shi dhe rrufe – të gjitha gjatë kësaj jave

motiParashikimi i motit nga IHMK

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit të cilat vijnë  nga pjesa jugperëndimore dhe juglindore e kontinentit. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës, vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluare të shiut. Një gjendje po thuaj e ngjashme do të vazhdoj edhe ditën e marte me kushte të njëjta meteorologjike, kurse nga dita e mërkurë deri të premten  në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, derisa në pjesën e dytë të ditës së premte do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriperëndimin për tu zgjeruar më pas në tërë territorin e Kosovës. Kjo gjendje e motit do të vazhdoj deri të dielën ku pastaj do të prononcohemi  ditën e hënë për parashikimet e mëtutjeshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius. Shtypja atmosferike fillimisht do të shënoj vlerat e normales dhe më pas me tendenca zbritje deri në fundjavë. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 12m/s.