Nuri Seferi viziton Vetëvendosjen: Krasniqi –Më të fortë se kurrë

Koordinatori i Vetëvendosjes nga Malisheva Alban Krasniqi ka postuar një fotografi nga zyra qendrore e Vetëvendosjes në Prishtinë  në të cilën shihet boksieri i njohur shqiptar Nuri Seferi bashkë me Kryetarin e Vetëvendosjes Visar Ymeri, me Krasniqin dhe me disa aktivistë të tjerë të kësaj lëvizje.

Krasniqi ka shkruar në fb “Më të fortë se kurrë, drejtë ndryshimit, drejtë fitores.’’

Boksieri Nuri Seferi i cili është nga Gostivari, përveç aktivitetit të tij si boksier njihet edhe për veprimtarinë e tij në zhvillimet politike me karakter kombëtar.