Nuk përmbahet më, kryeministri Haradinaj kërcënon ashpër ministrat e tij!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërcënuar ministrat e tij për shkak të mosprezencës së tyre në seancën e Kuvendit të Kosovës, raporton ORAinfo.

Ky kërcënim ka ardhur pasi shumë deputet nuk kanë pasur mundësi tu bëjnë pyetje parlamentare ministrave për shkak të mungesës së tyre në seancë.

E kjo ka nxitur reagimin e kryeministrit Haradinaj. Ai ka thënë se është e patolerueshme që ministrat të mungojnë nëpër seanca.

“Nuk është mirë që ministrat të mungojnë dhe kjo është vërejtja ime e fundit për ta”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës. /ORAinfo/