Nuk kanë të ndalur dhuna dhe keqtrajtimet ndaj të arrestuarve të Grupit të Kumanovës

rasti kumanoves

Nuk ka të ndalur dhuna ndaj të arrestuarve për rastin e luftimeve të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Avokati, Nasar Raufi ka bërë të ditur se klientët e tij që akuzohen në këtë rast, po keqtrajtohen vazhdimisht nga pjesëtarët e njësive speciale.

Sipas tij, Sevdi Miftari nga Kumanova është në gjendje të rëndë pasi i ka dy këmbet e thyera si pasojë e dhunës së ushtruar nga policët maqedonas.

Ndaj tij është ushtruar dhunë gjatë kohës sa po transportohej nga Burgu i Shutkës në objektin e Gjykatës, shkruan Zhurnal.

Avokati, Raufi ka paralajmëruar se do të kërkojë nga trupi gjyqësor që t’i ketë dokumentet mjekësore.

Në anën tjetër, zyrtarët maqedonas të Ministrisë së Punëve të Brendshme as që duan të pranojnë se ka raste të tilla keqtrajtimesh.