Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nuk është ndarë asnjë post, as kryeministri – Malisheva Press

Nuk është ndarë asnjë post, as kryeministri

nuk-euml-sht-euml-ndar-euml-asnj-euml-post-as-kryeministri_hdPavarësisht deklaratave të liderit të LDK-së, Isa Mustafa se posti i shefit të ekzekutivit i takon atij, një gjë e tillë ende nuk është vendosur ndërmjet partnerëve të koalicionit. Madje, ende nuk është ndarë as edhe një post i vetëm. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

“Ende nuk janë ndarë postet”, i ka thënë ai shkurt Gazetës Blic nëpërmjet SMS-it.

Ndërkohë, burime të larta brenda PDK-së kanë thënë se ende nuk është qartësuar asnjë pozitë.

Sipas këtyre burimeve, pritet që shumë shpejt të vendoset, mirëpo deri më tani s’ka asgjë konkrete përfshirë edhe postin e kryeministrit.

Edhe brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë konfirmuar se ende nuk janë ndarë postet ministrore. Mirëpo, janë të bindur se atyre do t’u takoj posti i kryeministrit.

Kështu i ka thënë Gazetës Blic një zyrtar i lartë brenda partisë së Isa Mustafës në kushte anonimiteti. Sipas këtij zyrtari, LDK pretendon që pos Kryeministrit ta marrë edhe Ministrinë e Financave, të Zhvillimit Ekonomik, të Drejtësisë dhe atë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Këto janë ministritë me prioritet të LDK-së, mirëpo nuk është gjithçka në duart e tona”, ka thënë ky burim

Ndërkohë, sot vetë lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nëse ai nuk do të jetë kryeministër, atëherë LDK do të dalë përfundimisht nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

Para disa ditësh Gazeta Blic duke u thirrur në burime të larta brenda PDK-së ka raportuar se Hashim Thaçi ka kërkuar nga Jahjaga që të jap dorëheqje, dhe aI të vij në krye të shtetit. Por, duket se janë pikërisht amerikanët ata të cilët nuk po duan që Jahjagën ta largojnë nga Presidenca para skadimit të mandatit.

Sidoqoftë, të mërkurën bëhen dy javë që kur Hashim Thaci e Isa Mustafa në prezencë të ambasadores amerikane, Tracy Ann Jacobson dhe të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e nënshkruan marrëveshjen për bashkëqeverisje, dhe ende nuk po bëhen publike detajet se kush do të udhëheq me qeverinë dhe si do të ndahet dikasteret qeveritare./ Gazeta Blic/