Njoftim për dezinsektimin selektiv të zonave endemike në Carrallukë

Fushata e dezinsektimit selektiv të zonave endemike në Komunën e Malishevës, vazhdon me datë 22 dhe 23.05.2018 në fshatin Carrallukë.

Aktiviteti i dezinsektimit selektiv është i paraparë me Planin Strategjik për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo. Ky njoftim, shërben edhe për bletarët të cilët duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj bletëve gjatë ditëve kur bëhet dezinsektimi selektiv.

Për fshatrat tjera do të ketë njoftim të ri në kohë reale.

Shtabi lokal për parandalimin dhe luftimin e EHKK