Njoftim: Aparati mobil i mamografisë në Malishevë

Njoftohen të gjithë të interesuarit, se nga dita e nesërme, e marte 23 maj 2017, në Malishevë, do të qëndroj aparati mobil i mamografisë dhe do të jetë në shërbim të të gjithë të interesuarve për kryerjen e këtij shërbimi shëndetësor.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, aparati i mamografisë, që sot ka mbërritur në Malishevë, për dy javë, ose varësisht nga nevoja, do të qëndroj në shërbim të të gjithë atyre që duan të kryejnë këtë shërbim të kontrollit shëndetësor.

Të gjithë interesuarit, mund të paraqiten në QKMF të Malishevës, për bërjen e terminit për kryerjen e kontrollit me aparatin e mamogafisë. Paraqitja dhe shërbimi i kontrollit fillon nga ora 09:00 dhe do të jetë në shërbim të të interesuarve, çdo ditë pune, për dy javë, ose më shumë.

Askush nuk mund të kryej shërbimin, pa siguruar terminin në QKMF, si dhe duhet të ketë me vete dokumente identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë), ndërsa mosha e lejuar për kryerjen e këtij kontrolli, është 40 vjeç e sipër.