Një veturë vetëaksidentohet në fshatin Astrazup (Foto)

Në Astrazup të Malishevës ka ndodhur nje aksident i rëndë, ku një veturë ka dalur nga rruga dhe ka përfunduar 50 metra në humnerë, raporton portali Malisheva Magazine.

Një qytetar nga Astrazupi i ka dërguar në redaksinë e Malisheva Magazine disa fotografi, ku shihet vetura e dalur nga rruga.

Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar, gjithashtu nuk janë bërë të dituar shkaqet e aksidentit.

Policia edhe në foto, shihet se ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. /Malisheva Magazine