Një tjetër djalë dëshmori shkruan një mesazh rrëqethës: Baba ti ike, mjerim çfarë pozite jemi!

Azem Kurtaj, djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Danush Kurtajt, ka publikuar një poezi rrëqethëse për babin dhe  gjendjen që po kalon vendin ynë.

Ai ka publikuar një fotografi pranë varrit të babait në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Kaçanikut.

 

“Kam ardhur të qaj hallet sot, si atëherë kur më m’baje n’krahë e më flisje për këtë botë.  Kam ardhur këtu baba dhe dhimbja dyfish sot më shtohet ti ke rënë për këtë vend por sakrifica jote sot nuk ç’mohet”,  thuhet ndër të tjera.

Azemi thotë se babai i tij iku mirëpo Kosova keq është katandisur. “…të shohësh ti shokët e tu të luftës invalidët, veteranët, sa keq janë lënë dhe n’vend tyre disa ‘‘komandantë” çdo pozitë n’këtë vend e kanë zënë, shkruan Indeksonline

E të shohësh se si ata që vërtetë luftuan, si ti por që i mbijetuan luftës, i mbijetuan vdekjes sot atë që si bëri armiku, i bën vet shqiptari  e veprat e tyre i ka mbuluar pluhuri i harresës”, ka shkruar ai.

E plotë:

Baba erdha

Këtu jam baba, erdha t’flasë me ty

edhe pse s’më sflet, e di, më sheh ti

këtu jam baba, unë, biri yt i vetëm

vij tek varri yt, kurrë nuk të lë vetëm.

 

Këtu jam baba

kam ardhur të qaj hallet sot

si atëherë kur më m’baje n’krahë

e më flisje për këtë botë.

Kam ardhur këtu baba

dhe dhimbja dyfish sot më shtohet

ti ke rënë për këtë vend

por sakrifica jote sot nuk ç’mohet.

Baba, ti ike e dhe jetën!

Ah baba!

Do të doja sot të ishe këtu

e të shohësh këtë vend sa keq është katandisur.

 

Të shohësh ti shokët e tu të luftës

invalidët, veteranët, sa keq janë lënë

dhe n’vend tyre disa ‘‘komandantë”

çdo pozitë n’këtë vend e kanë zënë.

 

E të shohësh se si ata që vërtetë luftuan, si ti

por që i mbijetuan luftës, i mbijetuan vdekjes

sot atë që si bëri armiku, i bën vet shqipëtari

e veprat e tyre i ka mbuluar pluhuri i harresës.

 

Ah baba!

Sa fjalë kam të them, por asnjë të mirë

e di, të lodha ty, e të mërzita shumë

por, më beso, është e vështirë për mua

jam biri i dëshmorit, por pa mbështetje unë.

 

Mbase e ke parë, dhe vetë e ke ndjerë ti

sa herë që vjen përvjetori i rënies tënde baba

disa nga miqtë tu të lënë një lule tek varri

dhe më për një vit s’vjen kush me të pa.

 

E unë biri yt, i vrarë n’shpirt, i thyer

jam çdo ditë këtu dhe lajme të sjellë.

 

Dhe pastaj një zë sikur e ndjejë n’shpirt

e më thotë mjaftë më, s’dua të dëgjoj fjalë

unë e bëra timen, për këtë vend dhashë jetën

dhe gjakun tim këtij vendi unë i bëj hallall.

 

Atë gjak që derdha bashkë me shokët e mi

atë gjak që derdhëm për idealin kombëtar

Një ditë, kur trojet tona t’ndara të jenë bërë një

do të na kujtojë mbi tokë çdo shqiptar.

 

Dhe atë ditë ti bir, që çdo ditë vjen tek varri

edhe qan për mua se ika nga kjo botë

do ndjehesh krenar ngado ku të ecësh

kur dikush me zë, është djali i dëshmorit thahe…