Një profil artistik i Dardan Foniqit!

Dardan Foniqi është një autor këngësh i njohur nga Kosova, ku me anë të teksteve të shumta ka krijuar një profil krejt të veçantë artistik. Pak ditë më parë, pikërisht në ditën e parë të Ramazanit, më 16 maj është publikuar në YouTube një ilahi shumë e bukur për Ramazan e interpretuar nga Safet Rizaj, ilahisti i njohur nga Kërcova. Për tekstin është përkujdesur Dardan Foniqi, ndërsa video është realizuar nga Studio Islami me regji të Naser Demelezit. Kësaj here autori i shumë këngëve të suksesshme Dardan Foniqi ka vendosur të vijë ndryshe për publikun duke n’a prezantuar këtë projekt që është frymëzim i veçantë në këtë muaj të shenjtë, të cilin ai shprehet se e ka realizuar me shumë zemër. Duket se ky projekt muzikor po pritet mjaft mirë duke shënuar rekord klikimesh.Kujtojmë se Dardani ka bashkëpunuar si autor këngësh me emra të njohur të skenës shqiptare si Mirvet & Ramize Shaqiri, Elida Daci (Gashi), Naser Bytyqi, Pëlqim Selami, Valbona Krasniqi, Fati Krasniqi, Lulzim Shehu, Baki Xhaferri e shumë artistë të tjerë. Ndërkohë, Dardani ka konfirmuar për Dart Channel se ka përfunduar edhe projekti tjetër, ku pritet shumë shpejt të dalë kënga e re në bashkëpunim me këngëtarin Faik Rama me titull “Me mall të familjes”, si dhe mjaft projekte të reja në vazhdim