Një malishevas ftohet në përfaqësuesen e Kosovës në futboll

Lirim Kastrati, i cili aktualisht po aktivizohet tek gjiganti italian Roma, së fundmi ka marr ofertë nga trajneri i përfaqësuese së Kosovës, Albert Bunjaki, I cili e ka ftuar Kastratin për ndeshjen e 11 qershorit kundër Turqisë, shkruan sot Koha Ditore.

Bunjaki ka thënë se do të jetë një lojtar i ri në listë, por nuk ka zbuluar emrin, ndërkohë që burime të gazetës pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 18-vjeçarin e skuadrës së Romës.

Ndërkohë që Kastrati ka vendosur kë të përfaqësojë në nivel shtetesh, Florent Hadërxhonaj është në mes Zvicrës e Kosovës, kurse Albian Ajeti tashmë ka vendosur të përfaqësojë Zvicrën.